Kandidatja për deputete nga lista e koalicionit Tash është koha, Ilire Dauti, bashkë më familjen e saj të ngushtë sapo ka votuar në vendbanimin e saj në Strimnicë të Komunës së Zhelinës.
Ajo me këtë rast u shpreh se: ”Sot është ditë e veçantë, kur qytetarët kanë mundësinë të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për një qeverisje më të mirë, për një shtet më të mirë dhe për një shtet të barabartë për gjithë qytetarët e saj. Andaj ju bëj thirrje gjithë qytetarëve , kuptohet duke u kujdesur fillimisht për shëndetin e tyre duke respektuar masat, që të dalin sa më masovikisht në votime dhe të kontribuojnë për të sjellur ndryshimin e shumëpritur.



