Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta uron qytetarët e Kosovës dhe klasën politike të vendit për shembullin e mirë që dhanë për procesin e sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt të votimit.
“Për Shqipërinë, që vuan nën thundrën e Narkoqeverisjes dhe përpjekjeve kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik përmes shkatërrimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan Meta në Facebook.
Urimet më të mira qytetarëve dhe klasës politike në Kosovë, që nëpërmjet procesit të sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt të votimit dhanë sërish një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.
Për Shqipërinë, që vuan nën thundrën e Narkoqeverisjes dhe përpjekjeve kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik përmes shkatërrimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës”.