Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim lidhur me kërkesën e ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’.
Meta kërkoi nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë.
Ai ndodhet i izoluar që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura ndaj tij nga SPAK.
Ndërkohë më datë 27 prill në orën 11:00 do të mbahet seanca e parë në themel në GJKKO për Metën dhe 4 të pandehurit e tjerë.


