Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sonte në nje emision televiziv edhe për zgjedhjet në Maqedonië e Veriut, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka ndikuar te partitē shqiptare në RMV.
“Nuk e di si ja bën z. Kurti në Maqedoni, por unë e di këtë gjë – se Edi Rama të paktën nga Shqipëria është i vetmi që ndërhyn në raportet e partive shqiptare në Maqedoni. Është i vetmi që ka ndërhyrë hapur dhe është kryeministër, njëkohësisht i përdor instirucionet shtetërore në këtë situatë, se po të ishte kryetar partie ka një partner dhe e pëkrah” – ka theksuar Meta.