Në gjendje kritike, janë tre nga tetë pacientët që po trajtohen në Klinikat Kirurgjikale në Shkup, të cilët u plagosën dje në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë pranë fshatit Laskarcë.
Drejtori i Qendrës së Urgjencës, Ilir Hasani, tha se një nga tre pacientët pak para u transferua Spitali “8 Shtatori” me lëndime të rënda të gjoksit, të cilat do të duhet të riparohen.
“Po merren masa për të stabilizuar situatën edhe për dy pacientët e tjerë kritikë, një vajzë dhe një burrë që është operuar disa herë në gjoks. Ai ka gjakderdhje serioze dhe tek ai është ndërhyrë disa herë. Është në gjendje të rëndë, ne e ndjekim atë nga afër nëse ka nevojë do të ndërhyjmë përsëri. Në gjendje shumë të rëndë është edhe vajza e re, me medikamentin që po i merr gradualisht po stabilizohet, por është ende në një gjendje të rrezikshme për jetën”, tha Hasani.
Ai theksoi se dy nga 10 pacientët e pranuar në kompleksin e klinikave në Shkup janë lëshuar për kurim shtëpia, dhe ndërsa tek pesë të tjerë gjendja është stabile.
Përveç tre pacientëve në Klinikën Kirurgjikale, dy të tjerë janë akoma në gjendje kritike në spitalin “8 shtator”.