Anëtari i Komiteti Ekzekutiv Ilija Dimovski ka sulmuar komisarin për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn. Dimovski në rrjetin social facebook, ka shkuar se dhjetë ditë më parë Hahn ka thënë se nuk përzihet në se kush do të formoj Qeveri, ndërsa tani, tregon se janë grumbulluar nënshkrimet, përcjell SHENJA.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Zotëri Hahn, vetëm dhjetë ditë më parë në Shkup publikisht thatë se nuk do të përziheni, ndërsa tani publikoni në twitter se Presidenti Ivanov duhet të ja jep mandatin atij apo këtij.
A nuk është kjo përzierje?
Tani më që keni vendosur që Presidentit të Maqedonisë, i zgjedhur nga qytetarët, t’i tregoni se çfarë të bëj me mandatin, është mirë të tregoni se çfarë mendoni për propozimin në vend 67, Qeveria e ardhshme të ketë përkrahje prej 100, por pa ridefinimin e shtetit, pa dygjuhësi në tërë territorin, pa binacionalitet, ndërsa me rruajtjet të unitaritetit, emrit dhe identitetit maqedonas?
Thoshit se duhet përkrahje më e gjërë për Qeverinë, ja ku është.
Nëse njëherë e shkelët premtimin se nuk do të përziheni, urdhëroni edhe një herë, përgjigjuni.