Inspektoriati i IKMT ka më shumë juristë sesa inxhinierë dhe kjo situatë duhet të ndryshojë.
Kështu u shpreh mes të tjerash Kryeinspektori i ri i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi me vartësit e tij.
Ai theksoi se kërkon që të riformatojë inspektoriatet e Shqipërisë, duke luftuar pikë së pari korrupsionin brenda tyre.
Sula u shpreh se “do të luftojë perceptimin se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit IKMT, të jetë i matrapazëve”. Sipas tij, “IKMT duhet të jetë një institucion që respekton vetëm ligjin”.
Sula deklaroi se:
“Nuk është korrekte që shumica e trupës së IKMT-së të jenë juristë dhe përqindja më e vogël inxhinierë”.
Kryeinspektori Dashnor Sula lajmëron se shumë shpejt do të hapet një portal ku, përveç monitorimit të trupës së IKMT-së, edhe qytetarët të raportojnë paligjshmëritë, të cilat do të verifikohen nga strukturat përkatëse.


