Projekt marrëveshja është përgatitur, ka rreth 20 faqe dhe ndodhet në duart e Aleksis Ciprasit, publikoi portali informativ grek Iefimerida. Gazetari, duke iu referuar burimeve të tij, shkruan se projekt-marrëveshja nuk i përmban vetëm pozicionet greke, por i merr parasysh edhe pozicionet e palës tjetër, ndërsa pasi dokumenti diplomatik do të marrë dritë të gjelbër nga qeveria greke, do t’i dorëzohet palës së Maqedonisë.
“Sipas informatave ekskluzive të Iefimeridës për përpilim të dokumentit diplomatik, nevojiten shumë orë pune, ndërsa fjalën e parë dhe të fundit e kishte personalisht Nikos Koxias i cili në periudhën e kaluar i intensifikoi përpjekjet diplomatike dhe me siguri shumë shpejt përsëri do ta vizitojë Shkupin me aeroplan që do të aterojë në aeroportin tani sapo të emëruar”, shkruan portali. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Iefimerida komentoi se tek pala greke ekziston optimizëm për arritje të marrëveshjes për shkak të rrethanave të volitshme, interesit ndërkombëtar, por edhe për shkak se qeveria aktuale në Shkup vazhdon me procedurat e vullnetit të mirë dhe jo vetëm që i riemëronte autostradën dhe aeroportin, por hoqi një nga përmendoret. Iefimerida thekson se në mënyrë plotësuese edhe kryeministri Zaev, në çdo paraqitje të tij publike e përsërit vullnetin e qeverisë që të bëjë hapa drejt zgjidhjes. Megjithatë, sipas portalit, ajo që e shqetëson palën greke, nuk është aq pozicioni i Shkupit tokë, por pozicioni i partnerit të koalicionit Panos Kamenos.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën
- SHBA: Mbrojtja e çdo centimetri të territorit të NATO-s, një angazhim i patundur
- Aksident me vdekje, përplasen dy automjete në Durrës! Humb jetën në vendngjarje 26-vjeçari
- Putini po luan një lojë të rrezikshme me NATO-n
- Mesut Bajrami: A i kanë lënë Shqiptarët e Kumanovës “jetimë”?
- Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë lidhur me paqen, atëherë është koha që timonin e KB-së t’ia besojmë gruas
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA