Një rast me helmim ka ndodhur në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme. Tre nga kandidatët për policë kanë humbur vetëdijen gjatë inspektimit të mëngjesit. Në vendngjarje është paraqitur ndihma e shpejtë, pas çka tre personat që zhvillojnë trajnim policor janë dërguar në qendrën klinike. Pas kontrolleve, dy prej tyre janë lëshuar në shtëpi, ndërsa njëri është mbajtur në spital. Gjithsej janë kontrolluar 38 persona të cilët janë në trajnim, ndërsa për shtrëngim dhe humbje të vetëdijes janë ankuar edhe disa persona tjerë. MPB në koordinim me agjencinë e ushqimit nga objekti i Qendrës ku përgatitet ushqimi, kanë marrë mostra për të konfirmuar shkaqet e helmimit.
Data 22.03.2026
Aktuale
- AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend
- Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet

