Dr. Idriz Orana së bashku me zëvendës ministrin e kulturës, Daim Luçi si dhe Erkan Shabani para një numri të madh shkupjanësh u falënderuan për sakrificën dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve.
Paralajmëruan të mbajnë edhe takime në të ardhmen.
“ Në Shkup, në prani të qindra pjesëmarrësve u mbajt takim miqësor organizuar nga Dr.Idriz Orana, kirurg i njohur i trojeve tona, Erkan Shabani afarist dhe aktivist si dhe Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi.
Folësit para të pranishëm përcollën mesazhe falënderimi për sakrificën dhe kontributin që deri sot kanë qëndruar së bashku në shumë sfida shoqërore e politike. Gjithashtu, u fol edhe për mishërim të vlerave njerëzore si dhe kujdesin e ndërsjellë gjatë gjithë kohës.
Ndryshe, deri më sot nuk është parë aq masovitet në takime të tilla të lira ku shprehen falënderime dhe kujdes ndaj qytetarëve për dhënie amaneti edhe besëlidhje, dhe aktorët të jenë para qytetarëve faqebardhë e kokëlartë.
Ditëve në vijim pritet edhe aktivitete tjera dhe mobilizim të qytetarëve në gjitha qytetet e vendit për të shpreh dhe për tu folur për kujdes dhe vlera që do rrisin vetëdijen e qytetarëve karshi shumë dukurive të paraqitur në shoqëri, e veçanërisht në politikë si: tradhtia e idealit, lojërat e mashtrimet politike, përfitimet dhe interesi personal, shkëputja e kontaktit me qytetarin gjatë gjithë kohës e shume tema tjera.”, thuhet në njoftim.