Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë, ka identifikuar dy personat të cilët në shehsin e Kumanovës kanë ulur flamurin maqedonas dhe kanë ngritur flamurin shqiptar, bën të ditur MPB përmes faqes zyrtare. Bëhet fjalë për personat L.S. (16) dhe L.K. (21), që të dy nga fshati Sllupçan, ndërsa edhe dy persona tjerë janë në arrati.
“Më 31.03.2017 në orën 15:55 nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB-Kumanovë, janë vërejtur persona se si e ulin flamurin shtetëror të R.Maqedonisë në rrugën “Goce Dellçev” dhe vendosin flamurin e R.Shqipërisë. Gjatë tentimit të zyrtarëve policorë për t’i legjitimuar personat, të njejtit janë sulmuar dhe penguar në ushtrimin e detyrës zyrtare me çka u janë shkaktuar plagë trupore. Dy persona pjesmarrës në incident janë në arrati, ndërsa LL.S.(16) dhe L.K.(21), që të dy nga fshati Sllupçan, janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në SPB-KUmanovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.