Memedali Jusufi
Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d’etat (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë”. Kercenimi i vazhdueshem i demokracise eshte autoritarizmi dhe abuzimi me pushtetin. E përmbledhur në fjalët e famshme të Abraham Linkolnit, demokracia është qeveri “e popullit, nga populli dhe për popullin.” Me fjalë tjera, demokracia është një përmbledhje formale e rregullave, procedurave dhe institucioneve, por edhe një mënyrë jetese. Është gjendje e shoqërisë e karakterizuar me tendencë drejt barazisë. Ekzistojnë shumë modele të ndryshme të qeverisjes demokratike në botë ashtu që ndonjëherë është më e lehtë të kuptohet ideja e demokracisë në kuptim të asaj se çfarë ajo definitivisht nuk është. Demokracia, pra, nuk është autokraci apo diktaturë, ku një person sundon; dhe nuk është oligarki, ku sundon një segment i vogël i shoqërisë. Nëse kuptohet siç duhet, demokracia nuk duhet të jetë as “sundimi i shumicës”, nëse kjo do të thotë që interesat e pakicave janë injoruar plotësisht. Një demokraci, të paktën në teori, është qeveria në emër të të gjithë njerëzve, sipas “vullnetit” “të tyre”. Jemi larg demokracise kur elitat tona politike , nje grushte njerez vendosin per te gjithe ne , aq me teper qe hendeku i mases dhe lidereve verehet ne aspektin ekonomik. Nga njera ane kemi oligark ne petkun e lidereve dhe kemi shtresen e njerzve gjithnje me te varfer. Mund te jete qasje ahistorike qasja e modernitetit por ia vlene te diskutohet . Qasja e modernizimit është ahistorike, në atë se ajo injoron së tepërmi trashëgimitë historike dhe mënyrat (rrugët) e ndryshme të zhvillimit të vendeve të veçanta. Këto trashëgimi dhe eksperienca të ndryshme të zhvillimit të vendeve janë të rëndësishme të merren në konsideratë, pasi ato kanë pasojat e tyre të rëndësishme dhe përcaktojnë edhe trajektoret e ndryshme të transformimeve që këto vende mund të marrin. Për më tepër, mund të thuhet se vetë modelet e zhvillimit të vendeve ndryshojnë shumë midis tyre, dhe mund të kenë fare pak ose aspak ngjashmëri. Kështu p.sh., kritikët e modernizimit kanë sugjeruar se zhvillimi i vonë (ai gjatë shek. XX) ka çuar në fakt në një version malinj të modernitetit të shënuar më tepër nga kapitalizmi autoritar se sa nga demokracia. Injorimi i elementëve të veçantë, apo mosnjohja e vështirësive të ndryshme që vendet hasin në zhvillimet e tyre, pra në terma ahistorike, shpesh e zhvlerëson apo e bën të pafuqishme teorinë e modernizimit përballë trajektoreve të ndryshme politike që vendet marrin. Kështu, grekët shtruan të parët rrugën e demokracisë politike të drejtpërdrejtë, në të cilën qytetarët i marrin vetë vendimet lidhur me qytetin (polis). Por kjo formë e demokracisë qëndroi e kufizuar; femrat, skllevërit dhe metekët (banorët e huaj të Athinës) nuk konsideroheshin si qytetarë, kurse zgjedhjet, parim themelor i demokracisë, zinin vetëm një rol dytësor – preferohej shorti për të përcaktuar magjistratët. Megjithatë, qytetarët, që zinin vend rregullisht në Asamblenë e përgjithshme të popullit (eklezia), nuk merrnin pjesë më pak, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve. Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend) është një formë qeverisjeje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë nëpërmjet referendumeve ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së dytë botërore interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci. Modernizimi konsiston në një diferencim gradual dhe specializim të strukturës sociale që kulminon në një ndarje të strukturave politike nga strukturat e tjera dhe e bën demokracinë të mundur. Zinxhiri shkakësor specik konsiston në sekuenca të industrializimit, urbanizimit, edukimit, komunikimit, mobilizimit, dhe përfshirjes politike, ndërmjet një numri pafund të tjerash: një akumulim progresiv të ndryshimit social që bën gati një shoqëri për të vazhduar në kulminimin e saj, demokratizimin”.