Univerziteti Ndërkombëtar Ballkanik organizoi një mëngjes pune me përfaqësues të shkollave të mesme nga Shkupi dhe qytete të tjera si Manastiri, Bogdanci, Vrapçishti, Gostivari, Dollneni, Kavadari, Kërçova, Koçani, Kriva Pallanka, Kumanova, Likova, Negotina, Prilepi, Tetova dhe Shtipi. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimi i lidhjes mes arsimit të mesëm dhe atij universitar.
Në fjalën hapëse, Asst. Prof. Dr. Ahmet Lökçe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të strukturuar për të ndihmuar nxënësit në orientimin e tyre akademik. Ai vuri në pah se komunikimi i drejtpërdrejtë mes shkollave dhe universiteteve krijon mundësi më të qarta për zgjedhje të informuara dhe planifikim të suksesshëm të studimeve.
Më pas, Assoc. Prof. Dr. Ebru Ibish dhe Assoc. Prof. Dr. Liza Alili Sulejmani prezantuan vizionin akademik të universitetit, qasjen e përqendruar te studenti dhe angazhimin për standarde të larta cilësie në arsim.
Ndërsa në përmbyllje, Assoc. Prof. Dr. Nikola Dacev nënvizoi rëndësinë e inovacionit, zhvillimit institucional dhe partneriteteve të qëndrueshme me akterët arsimorë në nivel kombëtar.
Përmes këtij organizimi, IBU rikonfirmoi rolin e tij si një institucion dinamik dhe gjithëpërfshirës, i përkushtuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe në mbështetjen e nxënësve gjatë tranzicionit drejt studimeve universitare.
Universiteti bëri të ditur se do të vazhdojë me iniciativa të ngjashme me synim avancimin e cilësisë në arsim dhe forcimin e rrjetit të bashkëpunimit në nivel vendi.


