Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ai theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë për tutorë politikë që t’ua përcaktojnë zgjedhjet dhe të ardhmen. “Nuk kemi nevojë askush të na tregojë kush është më i mirë e kush më i keq. Kemi sy, shohim vetë dhe të vendosim vetë”, shkroi Hamzi Ibraimi.
Duke iu referuar Kryeministrit Mickoski, ai shtoi se “as kryeministri me pubertet politik nuk mund të na përcaktojë fatin se çka duhet të vendosim ne për veten tonë”.
Sipas Hamzi Ibraimi, shqiptarët do të vazhdojnë të marrin vendimet e tyre në mënyrë të pavarur, pa presione nga askush.