Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi duke replikuar me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se kërkesat e BESËS nuk janë të fshehta.
“Ne jemi të sinqertë Dimovski. E respektoj himnin dhe flamurin, por ne mund të kemi vërejtje për ato simbole dhe kjo nuk janë vërejtje të fshehta. Këtë e kemi thënë shumë më herët dhe para të gjithë partive me të cilët mund të bashkëpunojmë”, ka thënë Ibrahimi.
Nga ana tjetër Dimovski ka thënë se ata nuk kanë asgjë kundër gjuhës shqipe por kundër ndryshimit të identiteti maqedonas.