Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut për të dytën herë radhazi po karakterizohen me një ide që pretendon unifikimin e shqiptarëve, por gradualisht kjo ide që para katër vitesh nën moton “Platforma e Tiranës” ngjante sikur ishtë më gjithë përfshirëse, sot me idenë e “kryeministrit shqiptar” të shpalosur nga Bashkimi Demokratim për Integrim po tregon më qartë orkestruesit dhe përfituesit nga këto situata, shkruan InfoShqip.
Zeqirja Ibrahimi, funskionar i lartë i Alternativës, “Platformën e Tiranës” para më se 3 vitesh, asokohe si eksponent i Lëvizjes BESA, e ka quajtur kurth për opozitën shqiptarë të hartuar nga struktura të afërta me partinë e Ahmetit, ku nëse ndonjë parti shqiptare nuk do merrte pjesë në nënshkrimin e saj, do etiketoheshte si tradhëtare.
“Ky është një kurth i madh për opozitën, por është i qëndisur mirë nga strukturat e afërta me BDI’në. Nëse nuk shkon ta nënshkruash, do të shpallesh tradhëtar, ndërsa në realitet është platformë për ta shpëtuar BDI-në“, kishte thënë Ibrahimi në takimin me strukturat e Lëvizjes Besa në atë kohë.
Poashtu një sinkronizim të ngjajshëm e ndërlidhin me propozimin e fundit, kësaj radhe të bërë direkt nga Ali Ahmeti, për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ku, siç thonë eksponentë e Alternativës, është një situatë e njejtë me atë të 3 viteve më parë. /InfoShqip.com