Nënkryetar i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se VMRO-DPMNE nuk është e denjë të propozoj zgjidhje të krizës për shkak se ata janë shkaktarët kryesor të krizës.
“Kjo është sikurse të shpallet i shenjt, dikush i cili s’ka lënë pa bërë asnjë të palarë pa e bërë. Nuk mund të presim që ata të jenë ofruesit e zgjidhjes, ngase ata janë ofruesit e gjithë kësaj të keqe që i ka goditur gjithë qytetarë e Maqedonisë, veçanërisht shqiptarë”, ka thënë Ibrahimi, duke shtuar se ata nuk duhen të merren shumë seriozisht, ngase janë të frikësuar shumë për fatin e tyre individuale.

