Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” ka folur në lidhje me propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryetar i Kuvendit. Ai tha se ata si parti, nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve ku Xhaferi është propozuar si emër për të qenë kryetar i Kuvendit. Sipas tij atyre u është imponuar nga LSDM, BDI dhe ‘Aleanca për shqiptarët’ që të pranojnë një propozim të tillë dhe ai shtoi se kjo “në syrin tonë është që të lënën para aktit të kryer: mere ose lerë”
“Ne në bisedimet me LSDM e kemi shtruar këtë çështje dhe kemi ofruar kandidatë i cili nuk do të jetë me të kaluar i cili sot është z. Xhaferi i cili nuk ka qenë argat i Nikolla Gruevskit dhe i cili nuk përfolet për asnjë aferë të krimit korrupsionit ose skandaleve të tjera. Dhe kur ata e sjellin gatshëm një propozim të tillë, atëherë edhe ne jemi të detyruar që të deklarohemi rreth atij propozimi. Ajo që ne e thamë dje besoj se ka qenë mjaft e qartë për qytetarët. Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të mashtrohen se me këtë propozim po propozohet një shqiptarë për kryetar të Kuvendit dhe këtë ta gëlltisin se është një hap, gjoja historik i shqiptarëve”, tha Ibrahimi, duket shtuar se shqiptarë në të kaluarën e kanë pasur një kryetar të Kuvendit.

