Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës Çair të Shkupit, Zekirija Ibrahimi u përgjigjet akuzave të oponentëve politike se ata janë eksponentë të interesave turke dhe të VMRO-DPMNE.
Si Ibrahimi e parashikon epilogun e garës zgjedhore në Çair dhe si e cilëson përkrahjen e LSDM për kandidatin e BDI-së.
Cili është vlerësimi i tij për punën e kryetarit aktual të Çairit, Izet MIxhiti, dhe çfarë projektesh premton për të zbutur gjendjen e rëndë të qytetarëve në lagjet suburbane të komunës së vetme në qytetin e Shkupit me shumicë shqiptare.
Për të gjitha këto dhe shumë detaje tjera lidhur me zgjedhjet lokale në Çair, ndiqni bisedën me Zekirija Ibrahimin, kandidat i Besës.