Profesori universitar, Mevludin Ibishi, vlerëson se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit karakterizohen nga një përplasje asimetrike, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë politik.
I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, Ibishi theksoi se, megjithëse ekziston një asimetri në fuqinë dhe qasjen ushtarake, ai vëren edhe një lloj “simetrie” në mënyrën e të menduarit strategjik të palëve.
“Në të dyja anët, në pjesën e SHBA-së dhe pjesën e Iranit, shoh një luftë asimetrike. Por shoh edhe një simetri në mendimin politik, apo të menduarit në kontekst të strategjisë. Nga njëra anë kemi Trmapin i cili nuk njeh askënd tjetër përpos mendimit të tij, apo të strukturës, klikës së vet më të afërt, që nuk ka ndonjë konstekt, logjik strategji e dobët, analizë tepër të dobët në kontekst të lëvizjeve të Lindjes së Mesme. Edhe në anën tjetër keni Gardën Revolucionare që kërkon edhe më tepër pushtet, përbrenda strukturës iraniane. Kemi një asimetri, një konflikt së kontekstin ushtarak dhe një simetri në mendimin politik dhe kur uleni sëbashku keni probleme, sepse të dyja anët janë maksimaliste”, deklaroi Ibishi. /SHENJA/

