Dalin pamjet e momentit kur turisti amerikan Brandon Saporito ka dalë nga banesa me qira në Shkodër ku vrau bashkëjetuesen e tij dhe është shoqëruar për në ambulancë nga policia.
Brandon Saporito shihet në pamjet e siguruara nga Panorama.al, i veshur vetëm me të brendshme dhe trupin e larë me gjak.
Ai ka marrë plagë të lehta në duar të shkaktuara me mjete prerëse, ndërsa u dërgua në spital dhe ndodhet rrezikut për jetën.
Krimi ndodhi rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi” në banesën që çifti kishin marrë me qira.
Viktima është identifikuar si shtetasja amerikane me iniciale S. S., rreth 53-vjeçe.
“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, informoi policia.