Blero, së fundi ka zbuluar një lidhje të re dashurie.
Ai vitin e kaluar ishte ndarë nga bashkëshortja e tij Afrona Dika, me të cilën ishte i martuar që disa vite.
Të njëjtit hodhën disa akuza kundrejt njëri-tjetrit duke zbuluar pak nga ajo që çoi në ndarjen e tyre.
E teksa të dytë po shijojnë një romancë të re, Blero së fundmi i ka bërë një dedikim partneres së re me rastin e ditëlindjes.
Ai ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të, ndonëse nuk ia ka zbuluar akoma identitetin.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Bleros dedikuar të dashurës së re:
“Shtrit afër teje jam, më duket që të kam larg. Dora ime rrëshqet në flokun tënd. Këtu jam rehat. I flas vetes çdo mëngjes, drekë e darkë. A thu a je në gjumë apo në mendje i qartë.
I yti që nga prekja e parë. I yti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk kisha ditur. Deri në takimin tonë.
Ndihemi si fëmijë kureshtar, ndihem i padijshëm deri në shikimin tënd të parë.
Shtëpia ime je ti, shtëpia ime kishe qenë që në fillim. Jeta më mësoi. Njeriu kur është i drejtë, Zoti nuk e harron.
Sa e sa shumë kisha shkruar e kisha folur në veshin tënd dashuri.
Me ty hidhërimi më duket i mirë, me ty momentet e lumtura janë amshim.
Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri.
Urime ditëlindjen beb.
I yti Blerimi”.