
Mbrëmë rreth orës dy pas mesnate, një taksist ka paraqitur vjedhje në polici prej njëmijë denarëve.
Siç kumtoi policia, mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tashko Karaxha” një autor i panjohur ka kryer vjedhje ndaj V.D. (42) nga Shkupi, i punësuar në një taksi kompani, i cili ishte me automjet të udhëtarëve “Reno Fluens”. Autori me kërcënim me armë nga i dëmtuari ka marrë 1.000 denarë.
Policia po merr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.