Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme në Bulqizë (27 mars).ambulance natenPolicia e Dibrës konfirmoi se një 30-vjeçar është dërguar i plagosur me thikë në spitalin e qytetit.
Më pas, për shkak të plagëve kritike, ai u nis me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Policia sqaroi edhe dinamikën për hetimet paraprake dhe shkaqet e dyshuara.
“Rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin zyrtar.
30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
“Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia.


