Me gara në vrapim dhe çiklizëm, nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, sot me fillim nga sheshi në Tetovë do të mbahet edicioni i parë i sfidës së Malit Sharr, “Sharra
Chalenge 2018”, në organizim të shoqatës për sport dhe rekreacion “I pari deri në maje”.
Në program e ngjarjes janë paraparë gara në vrapim malor, çiklizëm malor, çiklizëm në rrugë, si dhe piknik në gjithë Kodrën e Diellit. Shtegu për vrapim është i gjatë 10 kilometra dhe nga Tetova kalon përmes fshatrave Gajre dhe Lisec deri në finish në Kodrën e Diellit. Shtegu për çiklizëm malor është i gjatë 20 kilometra dhe nga Tetova kalon nëpër fshatrat Shipkovicë dhe Lisec deri në finish në Kodrën e Diellit, ndërsa biçikletat rrugore do të ngasin nëpër rrugën e asfaltuar deri në finish. Në të gjitha tre shtigjet do të mbizotërojë diferencë prej rreth 1.200 metra. Sipas organizatorëve, këto gara paraqesin vazhdimësi të garave tashmë të njohura “I pari deri në
maje” që mbahet në Vodno të Shkupit. Pas përfundimit të garave është paraparë program muzikor dhe ceremoni për shpalljen e fituesve, ku të ftuar janë të gjithë ata që duan të marrin pjesë. Për më të mirët është siguruar fond shpërblyes prej gjithsej 186.000 denarëve
Data 08.02.2025
Aktuale
- Pas deklaratës së Gjestit, Xumi i bën thirrje produksionit për marrje masash
- Habit Krisa: 20 vjeç kisha tërheqje ndaj vajzave
- Nihuni me sozinë e Gjestit/ Jo vetëm që ngjajnë por do dhe Eglin (FOTO)
- Nesër ftohtë me mjegull të mëngjesit nëpër lugina
- Zyrtarë dhe aktivist të VLEN-it në tubimin përmbyllës të Albin Kurtit në Prishtinë
- Fejohet Xheneta Fetah? Veprimi i saj i fundit habiti të gjithë
- E rëndë/ 12-vjeçarja humbi jetën në spital! U dërgua fillimisht në urgjencën e pediatrisë, por më pas…
- Mes tyre 3 shqiptarë/ Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani! Ja roli që kishte secili