Gjykata e Beratit ka dënuar me 25 vite burg shtetasin Bynjamin Hajro, alias Bujo Çami, i cili njihet dhe si kreu i bandës famëkeqe të Vakëfit.
Hajro ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por sot me vendim të trupit gjykues, ai kalon në “arrest në burg”.
Ka qenë Prokurori i kësaj çështje, Eni Çulli, ai që ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Hajron.
Në vitin 1997, Bynjamin Hajro, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat Eduart Pema dhe Arian Avdullai, i kanë futur në një garazhd dhe i kanë tortuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen. Pas torturave, autorët e veprës penale i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.