Dritan Dajti, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve në Durrës, ka bërë kërkesën e radhës për t’u liruar.
Dajti ka depozituar kërkesën përmes avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit. Ai kërkon të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut2024. Ky ka qenë dhe vendimi i cili e la atë në burgim të përjetshëm.
Sipas tij, ky vendim është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.
Po kështu, sipas tij, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.
Më datë 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë në burg përjetë.
Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.