Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen në Greqi si pasojë e një aksidenti në punë.
Teksa ka qenë duke transportuar një pllakë të madhe metalike, kjo e fundit ka rënë aksidentalisht mbi të duke e plagosur rëndë, e më pas duke ndërruar jetë në spitalin e Kretës, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve dhe traumës së shkaktuar nga objekti i rëndë.
Në incident u plagosën dhe dy punëtorë të tjerë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kretë dhe sipas medias shqiptari që humbi jetën ishte i moshës 40 vjeçare.
Identiteti i të riut nuk është bërë akoma publik nga mediat greke.