Vilfrid Mbape, i ati i Kilian Mbape ka folur për të birin dhe shumë gjera që e shetësojnë futbollistin e Realit. Ka folur për mënyrën e lojës, por sidomos për vështirësitë e të birit te skuadra e PSZH-së. Lidhur me stilin e tij të lojës dhe nëse duhet të mbrojë apo jo, siç është diskutuar në muajt e fundit te Real Madrid, Vilfrid i ofroi të birit një dorë ndihme.
“Nuk po them që Kilian nuk duhet të mbrojë, por si e gjykojmë ne një lojtar? Çdo pozicion ka veçoritë e veta. Ne kritikojmë dikë që ende shënon 60 gola në sezon-u shpreh ai.
I pyetur për Luis Enriken dhe videon virale nga dokumentari i tij, në të cilën ai shihej duke biseduar me Kilianin, duke u përpjekur ta përfshinte në presion dhe detyra të tjera mbrojtëse, babai i tij ishte shumë i qartë.
“Nuk më intereson nëse Kvaratshkelia ka një performancë të shkëlqyer në minutën e 90-të në një finale të Ligës së Kampionëve për të mbrojtur. Kilian bën gjëra që të tjerët nuk janë të aftë t’i bëjnë; nuk është loja e tij. Unë jam një nga ata njerëz që nuk do t’ua thosha kurrë këtë sulmuesve. Dhe jo sepse ai është djali im” shpjegon ai.
Vilfrid shprehet gjithashtu se nuk pati kurrë dyshime për performancën e Kilian kur gjërat shkuan keq.
“Jo, nuk pata kurrë dyshime sepse ai nuk u ndal kurrë. Me të, e di çfarë të presësh. Megjithatë, pavarësisht se e thekson pjekurinë e tij që në adoleshencë, Vilfrid pranon se gjithmonë ka fjalët e duhura për të birin kur nuk po kalon momentet e tij më të mira.