Nga plani për investime kapitale në kulturë, mbi 60 për qind janë paraparë për projekte në vendbanimet shqiptare. Propozimi i ministrisë dje ka kaluar edhe në qeveri.
“Është ky një fillim i mbarë për ministrin e ri të kulturës, Hysni Ismaili. Ai po e implementon konceptin e Alternativës për përmirësim të padrejtësive që u janë bë shqiptarëve me vite e dekada. Premtime ka pasur gjithmonë, mirëpo realizimi ka munguar. Tani gjërat po ndryshojnë”, thonë nga Alternativa.
Kjo ndarje e mjeteve ka hasur në reaime të shumta pozitivie.
“Dje lexova nje lajm që më bëri të ndjehem krenar.
Qeveria miratoi planin për investime kapitale të Ministrisë së Kulturës, ku ndër të tjera parashihet eshe ndërtimi i Qendrës së Kulturës ne f. Kamjan.
Nevojën për pasjen e një qendre të tillë kulturore në këtë fshat me tipare qyteti, për së pari herë ma pat përmendur kolosi Seat Ajruli.
Fjala e dhënë atëkohe, dje mori përmasën zyrtare dhe besoj që menjëherë pas përmbylljes së proceseve administrative do t’i vihet edhe gurthemeli i këtij objekti.
Urime Kamjan, urime o shokë të Seatit, urime Ministër Hysni Ismaili”, ka shkruar ish ministri i kulturës, Asaf Ademi.