Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, nuk ka të ndalur në terren. Ai ka realizuar tre takime në fshatrat e Komunës së Jegunovcës, përkatësisht në fshatrat Shemshovë, Kopanicë dhe Orashë e Epërme. Gjatë bisedës me banorët e kësaj ane u fol mbi problemet shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen banorët e Jegunovcës gjatë këtyre 18 viteve të keqqeverisjes.
“Qeverisja 18 vjeçare e BDI-së na ka degraduar në të gjitha sferat. Kjo parti është parti interesash. Nëse ajo nuk ka pushtet, shkon në histori. Andaj, ejani ta dërgojmë atje këtë parti me vota. Dërgimi i BDI-së në opozitë është dërgim i saj në histori. Sepse BDI-ja pa pushtet është si peshku pa ujë”
“Por, për neve ky nuk është qëllimi parësor. Më e rëndësishme se kjo është që ne po ofrojmë një program të mirëmenduar dhe të analizuar deri në detaje, që sjell shpresë, vende pune, rroga më të larta dhe mirëqenie sociale.”, vazhdoi ai.
“Por, neve na duhet vullnet dhe fuqi politike që ta sjellim ndryshimin. Sepse fuqia vjen prej popullit”, ka përfunduar Dr. Hysni Ismaili
Data 20.09.2026
Aktuale
- Fico: Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është lufta jonë
- Strategjia e re e Kurtit për korrigjimin e verdiktit të Speciales: Një angazhim për të rinjtë dhe aleatët
- Komb i bashkuar: Protesta për drejtësi pas vendimeve të Dhomave të Specializuara
- Parashikimi i motit
- Kriza e naftës në Europë/ Italia heq taksën rrugore, Gjermania ul tarifat për karburantet me 17 cent për litër, masa edhe Spanja e Greqia
- Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh/ “Ron Yeffet nuk e përmendi kot në përgjime…”! Gazetari: KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
- Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të
- Çfarë di Berlini? Spitalet gjermane përgatiten për luftë dhe fluks masiv pacientësh, rikthehen bunkerët e Luftës së Ftohtë



