Deputeti nga zona 6, Hysni Ismaili ka apeluar deri te tetovarët që të votojnë për Alternativën në Tetovë.
“ Kanë ngel edhe pak orë deri në përfundim të procesit zgjedhor që është duke ndodhur në Tetovë. Shfrytëzojeni të drejtën e votës. Është e drejta juaj. Veprimi më i mençur që dëshmon për pjekuri të lartë demokratike.
Nuk ka dyshim se Tetova ka Alternativë. Rretho numrin 6.”, shkruan Hysni Ismaili.