“Panairi i 19-të i librit në Ulqin, Mali i Zi.
Për herë të parë në këtë panair themelohen dy shpërblime që jepen nga organizatorët e panairit. Shpërblimet, “Liburna” dhe “Dega e ullirit” që shpërndahen për autorët më të mirë, veprat e të cilëve janë në shitje nëpërmjet shtëpive botuese që janë pjesmarës në panairin e 19-të të librit në Ulqin.
Ministri i kulturës i RMV-së, dr.Hysni Ismaili sonte kishte nderin të shpërndajë shpërblimin “Dega e ullirit”, shpërblim ky që ju nda autorit z.Visar Zhiti, për veprën “Të rritesh nga dashuria”.
Kulturë për të gjithë!”, – thonë nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut.
Ceremonia u zhvillua ne skenën verore të kalasë mes pranisë së shumë personaliteteve të jetës letrare, shoqërore e publike.
Kryetari i jurisë, akademik Ali Aliu në fjalën e vet theksoi se në këtë garë për librin më të mirë, kanë konkurruar 36 libra nga autorë të njohur shqiptar.
“Ndihem i nderuar që jam pjesë e një jurie që i duhet të zgjedhë nga letërsia më e mirë që prodhon një vend. Në këtë garë ishte vështirë të vecoje se kush e meritonte cmimin, pasi konkurronin emra seriozë si: Mehmet Kraja, Diana Culi, Visar Zhiti, Majlinda Rama, Ylljet Alicka etj.te cilët kanë treguar se finë të ndërtojnë letërsi të konsoliduar, por cmimin e merr vetem njeri dhe ne lutemi të na mirëkuptoni”, tha ndër të tjera Aliu.
Pas fjalës së kryetarit të jurisë, kryetari i komunës Loro Nrekiq i dorëzoi shkrimtarit Mehmet Kraja cmimin “Liburnia”, ndërsa ministri i kultures së Maqedonisë së Veriut pati nderin të dorëzonte cmimin “Dega e ullirit” ( Letërsi për fëmijë) për Visar Zhitin.
Pas marrjes së cmimeve, dy shkrimtarët fitues falenderuan jurinë dhe organizatorët.