Sonte, në emisionin “10 Minuta” në TV 21, i ftuar ka qenë ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili.
Gjatë bisedës në lidhje me sferën e kulturës në kohë pandemie, Hysni Ismaili tha: “Gjatë javës së kaluar në qeveri e kemi kaluar vendimin për ndihmë të punonjësve të kulturës, konkretisht përkrahje financiare për 200 artistë”.
Sipas tij, përkrahje financiare nga Ministria e Kulturës kanë marrë edhe 100 punonjës të filmit.