Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni, qëndrimet e “Vetëvendosjes” për bashkëqeverisje po i sheh si papjekuri politike që, siç thotë ai, nuk i kontribuojnë një zgjidhjeje të qëndrueshme e funksionale.
Hyseni në një intervistë për “Front Online” i quan “fizkultura” politike sjelljet e Vetëvendosjes, derisa potencon qëndrimin e tij se kjo parti është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.Thotë se LDK-ja nuk është parti e betonuar dhe në rast se nuk arrin marrëveshje me “Vetëvendosjen” do të shikojë të gjitha opsionet në të mirë të vendit.
Për pozitën e Kryeparlamentarit, Hyseni thotë se LDK-ja e ka votuar Konjufcën për të mos e bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Hyseni për thotë se sot ose nesër presin përgjigje finale nga “Vetëvendosje” lidhur me propozimin e LDK-së, përndryshe do t’i lihet hapësirë VV-së që të gjej rrugë tjetër për formimin e Qeverisë.Shtimin e numrit të ministrive e sheh si joseriozitet ndaj besimit të qytetarëve derisa thotë se rritja e ministrive nuk do të ndodhë.
Ai flet edhe për takimin që ka pasur me ambasadorin Grenell në Berlin. Thotë se u bisedua për çështje vitale për Kosovën, por nuk jep detaje për shkak të diskrecionit që duhet mbajtur.Hyseni tha se dialogu me Serbinë e taksa ndaj kësaj të fundit ishin tema të pashmangshme në këtë takim.
Data 24.09.2025
Aktuale
- Kushtetuesja nuk fillon procedurë për çështjen e numrit të këshilltarëve, Ademi: Vendim skandaloz!
- EDS me një hapësirë të re biznesore – simbol i një fillese të re dhe rritjeje brenda grupit PPC
- Visar Ademi: Numri 91 në fletëvotim, simbol i ndryshimit real për Gostivarin
- Sekuestrohet në Tiranë Ferrari me vlerë rreth 600 mijë euro, nën hetim 30-vjeçari i dënuar në Turqi për trafik droge
- Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu në GJKKO kundërshton ekspertizën: U ngrit qëllimisht, ministri nuk merret me çështje ushtarake
- (VIDEO) Osmani dhe Mexhiti vazhdojnë premtimet për Çairin
- (VIDEO) Shkupi mbytet me mbeturina, Mickoski dhe Arsovska me akuza të ndërsjellta
- Zgjedhjet lokale/ KSHZ hedh shortin, këto janë numrat e partive në fletvotime