Pas 26 vjet nga pavarësia, më 27 prill të vitit 2017 Maqedonia e përjetoi momentin më negativ në historinë e saj demokratik, të mbushur me dhunë në Parlament. Edhe përveç asaj që tani më ka të dyshuar dhe të arrestuar për incidentin, në të cilin janë të përfshirë edhe deputetë, në opinion nuk janë të njohur porositësit e kësaj ngjarje. Proceset demokratike në Maqedonia u bllokuan më shumë se katër muaj para incidentit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill. Bllokada nënkuptonte negociata të dështuara për formimin e qeverisë midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016, nga 30 dhjetori i vitit 2016 është shtyrë përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve që nënkuptonte pamundësi për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit dhe pastaj edhe zgjedhja e Qeverisë së re, të cilën duhej ta kryesojë kryeministri i tanishëm Zoran Zaev.
Dy muaj më parë filluan protesta të nismës civile “Të bashkuar për Maqedoninë” kundër zgjedhjes së kryetarit shqiptar të Kuvendit dhe kundër kërkesave nga e a.q. Platforma e Tiranës, me të cilën mes të tjerash është hedhur poshtë edhe çështja për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Për një pjesë të madhe të qytetarëve, bllokadat dhe protestat nënkuptonin vazhdim të pasigurisë në pikëpamje ekonomike, politike dhe ndëretnike, aq më tepër që Maqedonia nga viti 2015 nga publikimi i bisedave të përgjuara ishte në krizë.
Në Kuvendin e RM-së, 27 prilli për raportuesit e Kuvendit ishte ditë si çdo tjetër në muajt pas zgjedhjeve. Edhe atje është ndjerë pasiguri, por edhe njëfarë monotonie. Ndryshime paralajmëroi informacioni se në orën 14:00 gjatë pushimit, konferencë për shtyp do të mbajë deputeti i atëhershëm dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev. Potencoi se proceset demokratike në vend duhet të zhbllokohen dhe se institucionet duhet të punojnë në kapacitet të plotë.
“E marrim për obligim të vazhdojmë me proceset demokratike, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe pikërisht nga radhët e shumicës së formuar”, theksoi Zaev, duke mos i saktësuar me këtë rast cilat janë hapat dhe kur do të ndodhë kjo. Theksoi se shumica parlamentare që e përbënin LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, nuk do të lejojë që opozita në Kuvend, Trajko Vejlanoski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të vazhdojnë, siç theksoi, ta shkelin Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën e RM-së dhe t’i trajtojë dhe t’i terrorizojë qytetarët me rrezikim të ekzistencës dhe jostabilitetit.
Seanca vazhdoi pas orës 15 dhe përfundoi pas orës 18. Ndërkohë para objektit të Kuvendit zhvillohej protestë e nismës qytetare
“Për Maqedoninë e Përbashkët”. Zgjedhja e Talat Xhaferit kryetar i Kuvendit filloi menjëherë pas përfundimit të sesionit të pasdites pas orës 18. Zaev i bëri thirrjet deputetit më në moshë në sallë, Ferid Muhiq që ta udhëheqë seancën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së brohorisnin “zgjedhje, zgjedhje”, ndërsa më pas e kënduan himnin e Maqedonisë. Procedurën më pas a vazhdoi Goran Misovski i PRSD-së, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan për “grusht shtet”. Xhaferi, sipas filmimeve të publikuara është zgjedhur kryetar i Parlamentit katër deri në pesë minuta pas fillimit të procedurës.
Derisa deputetët e shumicës në pushtet ia urojnë, në prapavijë dëgjohet himni i Maqedonisë. Pas përfundimit të zgjedhjes së Xhaferit, Zaev dhe deputetët e tjerë të shumicës shkojnë në pres qendrën, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së mbeten në sallën plenare. Dhe atëherë ka ndodhur hyrja e dhunshme e qytetarëve dhe personave të dhunshëm në Parlament. Nga salla e Kuvendit derisa bëhej zgjedhja e Xhaferit, u larguan deputetët e BESËS si dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Të dyshuar se i kanë hapur portat e Kuvendit për njerëzit jashtë janë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe një pjesë e sigurimit të Kuvendit.Personat të cilët hyrën me dhunë në Kuvend ishin prej grupit të kryesuar prej nismës qytetare “Për Maqedoninë e Përbashkët” e cila protestoi para objektit.