Ballkani i Orges Shehit pësoi një humbje zhënjyese, 4-0, të enjten mbrëma në Dublin të Irlandës nga Shamrok Rovers në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Suharekasit nuk mundtën të menaxhonin triumfin 1-0 në duelin e parë në Prishtinë. Në sfidën e kthimit, Ballkani pësoi 1 gol në pjesën e parë dhe 3 në pjesën e dytë, duke u larguar me kokën poshtë nga aventura Europiane.
Rory Gaffney shënoi golin e epërsisë në minutën e 45-të. I njëti lojtar shënoi edhe golin e dytë në minutën e 48-të. Golin për 3:0 për Shamrock Roversin e shënoi Joshua Honohan në minutën e 55-të. Golin e katërt për irlandezët e shënoi Graham Burke në minutën e 67-të.
Ballkani është skuadra më e suksesshme kosovare. Ka siguruar dy herë rresht grupet e Ligës së Konferencës, në kohën kur drejtohej nga Ilir Daja.