Vetëm 18 për qind e qytetarëve janë të kënaqur nga shërbimet e administratës publike. Individualisht sipas institucioneve, më të kënaqur janë nga puna e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga shërbimet për dhënie të dokumenteve të udhëtimit, ndërsa më pak janë të kënaqur nga puna e qendrave për politikë sociale. Këtë sot e theksoi Dijana Zhupanoska nga Qendra për strategji evropiane Eurothink duke i prezantuar rezultatet nga hulumtimi, të cilin Qendra e realizoi së bashku me Platformën e Maqedonisë kundër varfërisë, e para e këtij lloji.
Hulumtimi sot u është prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa më tej është planifikuar që të shkojë deri te ministritë kompetente me qëllim që të theksohen problemet e përmbajtur në të. Zhupanovska theksoi se 63 për qind e qytetarëve konsiderojnë se që të marrin ndonjë shërbim nga administrata publike nevojitet të kenë lidhje. “E gjithë kjo thekson në raportin ndaj klientëve dhe joqasshmërisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët. Kjo është meritë para së gjithash e mungesës së resurseve financiare dhe njerëzore”, shton ajo. Momentalisht shteti siguron rreth 150 shërbime publike ndaj qytetarëve. Sipas raportit të Avokatit të Popullit të vitit 2016 të dytë sipas numrit janë parashtresat, të cilat u dedikohen punës së organit kompetent për evidencë amë të qytetarëve, Drejtoria për menaxhim të librave amë, posaçërisht Sektori, që i mbulon rajonet amë për Qytetin e Shkupit dhe komunat e saj. Biljana Dukovska, kryetare e Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë, shpjegoi se ky hulumtim është pjesë e aktiviteteve në të cilët tanimë një vit Platforma punon së bashku me Fondin për popullsi të KB-së në sferën e regjistrave të popullatës, me ç’rast ka dalë bashkëpunimi me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike në drejtim të përpunimit të regjistrit elektronike të popullsisë.
“Raporti locon se problem më i madh kanë ata të cilët janë të paarsimuar ose jo të favorizuar dhe madje ata janë të kufizuar që t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Shërbimet shëndetësore janë më kritike, ku edhe u takon kategorisë së të varfërve dhe më të rrezikuara”, tha ajo. Ku shton se Platform aka nxjerrë konkludim se familjet e varfëra mbeten të tilla, ku edhe trasshigohet te brezat e rinj.