05 July
Rreth 83.7 % e të rinjve në Maqedoni janë të gatshëm të iknin jashtë vendit për një të ardhme më të mirë. Shkaqet për këtë është pakënaqësia nga kushtet në arsim,shëndetësi dhe infrastrukturë ndërsa si shkak kryesor mbetet papunësia. Këto të dhëna u bënë publike në debatin për “sfidat, perspektivat dhe potencialin e migrimeve.
Të gjitha qytetet e vogla dhe të mesme në Maqedoni kanë problem me migrimin e të rinjve. Sipas hulumtimit tonë çdo i dyti i ri dëshiron të ik nga Maqedonia,dhe kjo është më alarmante në pjesën jug-perëndimorë të vendit ,ndërsa sipas të dhënave pjesa verilindore tashmë është e boshatisur nga të rinjtë- deklaroj autor i studimit Metodij Stojçevski.
Ministri për Diasporë Edmond Ademi tha se migrimet janë karakteristikë e çdo vendi. Sipas Ademit është e rëndësishme të dimë saktësisht se sa njerëz kemi jashtë vendit ne baze te etnisë,profesionit gjinisë.
Vështirë të ndalohet migrimi. E rëndësishme është që te kemi strategji që ato njerëz që janë me kapacitete të lartë të shfrytëzohen në maksimum për zhvillimin e vendit. Pa marrë parasysh nëse ajo nënkupton kthim përgjithmonë ose kthim për një periudhë të shkurtë kohore- tha ministri për Diasporë Edmond Ademi.
Ademi po ashtu deklaroi se viteve të fundi, pothuajse asgjë nuk është bërë me qëllim që diasporës dhe shtetasve që emigrojnë jashtë t’u jepet mundësia e ndikimit në zhvillimin ekonomik në vend nëpërmjet investimeve të qëndrueshme.
Alsat

