Në listën e vendeve të njerëzve në mbipeshë, gjithnjë sipas OBSH-së, “Maqedonia është radhitur në vendin e 80-të, për konsumimin e duhanit në vendin 4-të, kurse për alkool në vendin e 90-të”
Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) për konsumimin e alkoolit, duhanit dhe shkallën e mbipeshës, ka bërë një hulumtim që ka përfshirë gjithsej 179 vende.
Kështu, sipas të dhënave të këtij hulumtimi rezulton që Çekia të rreshtohet në vendin e parë si vendi më i pashëndetshëm në botë, më saktë çdo person në Çeki në vit konsumon 13,7 litër alkool, kurse kur bëhet fjalë për pirjen e duhanit Çekia gjendet në vendin e 11-të. Pas Çekisë në vendin e dytë radhitet Rusia, ndërsa pason Sllovenia, Bjellorusia, Sllovakia dhe Hungaria, shkruan Medial.mk.
Jo rastësisht në 9 vendet e para në këtë listë janë vendet e Evropës Lindore, pasi që ky rajon karakterizohet si më i pashëndetshmi në botë, këtu përjashtohen Shtetet e Bashkuara dhe Lituania pasi që radhiten në vendin e 10-të.
Kur jemi te vendi me më shumë njerëz me mbipeshë, sipas këtyre të dhënave ata jetojnë në vendet oqeanike, kurse në anën tjetër si vendi më i shëndetshëm në botë është konsideruar Afganistani.
Në listën e vendeve të njerëzve në mbipeshë, Maqedonia është radhitur në vendin e 80-të, për konsumimin e duhanit në vendin 4-të, kurse për alkool në vendin e 90-të.
Sipas të dhënave të fundit të realizuara në Maqedoni, gjegjësisht në territorin e Shkupit me pjesëmarrës nga mosha 16 vjeçare, 59.8% madje kanë provuar alkool së paku njëherë në jetë, përderisa 73.85% kanë deklaruar se nuk kanë provuar asnjëherë në këtë përqindje, ku dallimi sipas nacionalitetit është 19% nga kjo janë maqedonas, kurse pjesa tjetër shqiptar.
38% nga të anketuarit, madje thonë se kanë përdorur alkool muajin e fundit, prej tyre 86% janë maqedonas, kurse 2.7% janë shqiptar, kurse 22.7% nga ata që kanë përdorur alkool javën e kaluar janë të moshës së mitur.
Alkooli më i përdorur nga kjo anketë është birra për të cilën janë deklaruar se e kanë përdorur 40.6% nga të anketuarit. Që nga viti 1998 në Maqedonisë, madje 1.381 persona shërohen nga psikoza e alkoolit, kurse 10.000 janë të varur nga e njëjta.
Numri i përgjithshëm i personave që shërohen në spital për psikozë të alkoolit në vitin 2014 ka qenë 18.9%. Dhe, nëse bëjmë dallim në gjini, numri i burrave të cilët janë në trajtim arrin numrin 10.000 ose 7,1 kurse gratë të cilat janë në trajtim arrin numrin 0,7 që tregon që numri i burrave që trajtohen është 8 herë më i madh sesa i grave.
Arbnora Memeti