Hugo Ekitike u zyrtarizua si lojtar Liverpulit dhe menjëherë është bashkuar në Hong Kong me skuadrën e re, që të shtunën aty luan miqësore me Milanin.
Ai ka zgjedhur edhe numrjn 54 në fanelë. Por gjithashtu do të bëhet një nga lojtarët e paktë palindromikë që kanë luajtur për Liverpulin. Sulmuesi francez, i cili përfundoi transferimin e tij në klub nga Eintraht Frankfurt të mërkurën, ka një mbiemër palindromik, që do të thotë se shkruhet e lexohet njësoj edhe mbrapsht. Kështu, Ekitike do të ndjekë Sheyi Ojo dhe Ozan Kabak si lojtarë palindromikë që kanë luajtur për ekipin e parë të “Reds”-ave në shekullin e kaluar.
Para tyre, David dhe Andrew Hannah luajtën në fund të viteve 1800, teksa ky i fundit ishte kapiteni i parë i klubit. Leon Noel – një emër i plotë palindromik – dhe Karl Noon ishin kandidatë të akademisë në fillim të viteve 2000, të cilët gjithashtu i plotësonin kriteret. Tani Ekitike i bashkohet Eze të K.Palas si lojtarët aktualë të vetëm palindromikë në Premier Ligë.
Kujtojmë që “Reds” do të paguajnë 82 milionë euro plus 12.5 milionë tjera bonuse për Ekitike, i cili ka kontratë 6-vjeçare me klubin kampion të Anglisë. Ai është përforcimi i katërt i madh i Liverpulit këtë verë, pas Fripmong, Virtz dhe Kerkez.