Kredi banimi nga UNIBanka – hap i sigurt drejt shtëpisë së vet
Blerja e shtëpisë së vet është një nga vendimet më të rëndësishme në jetë. Por, përveç emocioneve që sjell fillimi i ri, shpesh lindin edhe shumë pyetje: a është e mjaftueshme pjesëmarrja, a do të mbeten të qëndrueshme këstet, çka nëse ndryshojnë normat e interesit?
Me qëllim që të sigurojmë më shumë qetësi dhe komfort për klientët, UNIBanka ofron kredi banimi për ta bërë rrugën drejt shtëpisë së vet më të thjeshtë, më të qartë dhe të parashikueshme.
Stabilitet te i cili mund të mbështeteni
Një nga avantazhet më të mëdha të kredisë së re është norma e interesit prej 3.9% për të gjithë periudhën, e qëndrueshme plot 12 vjet. Kjo do të thotë që ju merrni një këst mujor të qëndrueshëm dhe mund ta planifikoni me siguri të ardhmen tuaj financiare, pa u shqetësuar nga ndryshimet e mundshme të tregut.
Fillim më i lehtë me pjesëmarrje më të ulët
Për ta lehtësuar hapin e parë drejt banesës së vet, UNIBanka ju mundëson pjesëmarrje minimale prej vetëm 10%, duke e ulur ndjeshëm barrën financiare gjatë blerjes së banesës apo shtëpisë.
Siguri më e madhe
Ju keni gjithashtu mundësinë e përfshirjes së sigurimit të rrezikut të jetës, duke siguruar kështu mbrojtje shtesë për të dashurit tuaj në rast të ngjarjeve të paparashikuara. Me këtë opsion, përfitoni dhe një normë interesi më të ulët prej 3.7%.
Mbështetje shtesë financiare
Me miratimin e kredisë së banimit, mund të aplikoni edhe për kredi konsumatore, të cilën mund ta përdorni pa destinacion të përcaktuar, por edhe për:
-
mbulimin e pjesëmarrjes;
-
rregullimin ose pajisjen e shtëpisë së re;
-
pagesën e taksave dhe shpenzimeve që lidhen me blerjen dhe shitjen.
Në këtë mënyrë, i gjithë procesi i blerjes dhe rregullimit të shtëpisë bëhet më i thjeshtë dhe financiarisht më i realizueshëm.
Shtëpia e ëndrrave – realitet
Me kushte të krijuara me kujdes dhe fokus te siguria, UNIBanka vazhdon të krijojë zgjidhje bashkëkohore bankare që i përgjigjen nevojave reale të klientëve.
Sepse, UNIBanka është Banka Jote.


