Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka hedhur akuza të rënda ndaj liderit të BDI-së dhe Ali Ahmeti.
“Ali Ahmeti dëshiron të flas për ardhmëri evropiane, që të mos flas për të djegurit e gjallë në Spitalin modular në Tetovë, sepse nëse nuk flet për ndonjë lloj të ardhmërisë evropiane për të cilën nuk kanë asnjë vlerë edhe pse flasin, atëherë do të duhet të flasë për tragjedinë me “Besa Trans”, ku dhjetëra bashkëqytetarë tanë e humbën jetën e tyre sepse ndonjë anëtar i BDI-së i cili ndodhet në ndonjë funksion të rëndësishëm shtetëror ka dhënë leje që autobus i tillë i pa rregullt të qarkullojë. Për shkak se duhet të flasë për mijëra qytetar shqiptarë 5ë cilët i braktisin fshatrat në Maqedoni, sepse duhet të flasë për cunamin ekonomik, plaçkitjen dhe krimin që e sollën në Maqedoni, për tenderët e kurdisur, për marrëveshjet në katër sy. Për shkak se duhet të flasë edhe për “Agjendën e gjelbër”, ku nga e gjelbra as GJ nuk pamë. Përkundrazi zgjedhjet afrohen dhe përsëri kthehen në tashmë, kartën e provuar ndërsa ajo është: Ta ndajmë popullin dhe të flasim për nacionalizëm”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën vjetore të Forumit rinor të kësaj partie.