Konstruksioni i fundit i porositur dhe realizuar nga kuzhinat në pallatin e bardhë dhe “kurirat” e tyre është totalisht i zbardhur (zbuluar), nuk ka asnjë dakordim tenderi për M-Nav, kjo është një nga shumë lajmet e rrejshme të VMRO-DPMNE-së.
Faktet për këtë rast ua rikujtuan qytetarëve paaftësinë e VMRO-DPMNE-së, nepotizmin dhe skemat e tyre të dyshimta.
Mbi pesë vite e gjysmë, VMRO-DPMNE nuk ka qenë e aftë të siguroj pajisje të reja për qiellin e Maqedonisë.
Ka shkuar deri atje papërgjegjësia, sa që të cenohet siguria e qytetarët, siguria në qiellin tonë.
Në mesin e atyre që janë direkt të involvuar në këtë rast është edhe babai i Nikolla Popovskit, ish ministër për punë të jashtme i VMRO-DPMNE-së, i cili njëkohësisht është edhe nënshkrues i blerjes.
Sot, e njëjta ajo VMRO-DPMNE i mbushur me njerëz që e kanë vendosur në rrezik sigurinë e qytetarëve, krijon raste dhe përhap lajme të rrejshme.
Pas të gjitha këtyre të pavërtetave, pas gënjeshtrave të demantuara, pas shumë lajmeve të imagjinuara, Mickoski duhet të del para qytetarëve dhe publikisht të kërkon falje për të gjitha të pavërtetat e thëna.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE ende kanë për borxh shumë përgjigje:
Cila është lidhja në mes Janakievskit, Misajllovskit, Janushevit dhe Çepunjoskit?
Përse nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen me kompaninë e cila ka qenë e zgjedhur në tender?
Të nderuar,
Asgjë nuk ndryshon në VMRO-DPMNE. Nuk kanë plan, nuk kanë ide, asgjë të mirë dhe konstruktive për qytetarëve.
Kjo është e njëjta parti e ngujuar në mbrojtje të krimit të Nikolla Gruevskit dhe përhapjes së lajmeve të rrejshme.
Shkup, 03.07.2019
| СДСМ |
| Центар за комуникации со јавноста |


