Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK’së, Fadil Hoxha, ka kundërshtuar idenë e Drejtorit Gjeneral të RTK’së që t’i sistemojë 9 gazetarët e televizionit që kanë bërë denoncimet për shkeljet ligjore në institucion.
“Tentimi per me e zgjidhe problemin duke i sistemuar te gjithe gazetaret e pakenaqur ne njesi tjera programore do te ishte veprim shume i demshem per RTK-ne dhe do ta perkeqesonte edhe me shume situaten”, ka shkruar Hoxha, në një reagim në Fb.
|Shqetesimet e gazetareve te RTK-se, duhet te merren seriozisht nga menaxhmenti i saj. Kemi te bejme me shumicen e gazetareve te lajmeve qendrore, andaj kerkesat e tyre nuk guxojme t’i injorojme. RTK duhet ta ndale avancimin ne pozita udheheqese te personave te gabuar, e sidomos te atyre qe jane te papranueshem per shumicen e vartesve te vet. Nese RTK model e ka ligjin slloven, atehere sipas ketij ligji, eprori editorial i Transmetuesit Publik nuk mund te jete personi i cili kundershtohet nga shumica e vartesve te vet”, ka shtuar ai.
Drejtori i Përgjithshëm i RTK’së ka konfirmuar se i ka avancuar dhe risistemuar 9 gazetarët pasi kishin bërë një kërkesë të tillë.
Edhe Besart Galica nuk ka dashur të komentojë akuzat e kolegëve të tij rreth emërimit të tij si redaktor i lajmeve qendrore në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
“Unë nuk kam koment, luteni t’i referoheni reagimit të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së z. Ngadhnjim Kastrati”, ka thënë shkurt Galica për Insajderin.
Ata s’po e pranojnë për redaktor Besart Galicën. E kanë njoftuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të RTK’dë, Ngadhnjim Kastratin, i cili ende kontestohet prej një pjesë të punëtorëve të RTK’së.
Nëntë gazetarët e RTK’së kanë shkruar në letër se s’po i dëgjon askush brenda televizionit pavarësisht fakteve që kanë s’ka pasur asnjë vlerësim paraprak për vendimet që janë marrë.
“Ne konsiderojmë se tashmë i kemi konsumuar të gjitha rrugët institucionale brenda RTK’së për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem. Nga diskutimi që patëm sot kemi ardhur në përfundim që mungon vullneti dhe gatishmëria për një zgjidhje të shpejtë dhe të dinjitetshme të këtij problemi”, thuhet në letrën drejtuar menaxhmentit të RTK’së.
Gazetarët e RTK’së kanë publikuar të dhëna për shkelje ligjore edhe kur janë punësuar njerëzit në televizionin publik.
Aty mund të ketë hetime edhe prej Prokurorisë së Shtetit se si punësimet në këtë institucion ndodhin për njerëz të padiplomuar.
“Ju rikujtojmë se në rastin e kolegut Besart Galica nuk janë shkelur procedurat vetëm në emërimin e tij si redaktor në lajmet qëndrore, por edhe siç mund të jeni në dijeni për të njëjtin person shkelje ka pasur edhe në kriterin për punësim në kualifikimin përkatës”, thuhet më tej në letër.
Sipas gazetarëve, Besart Galica është ngritur në pozitën e redaktorit mbi bazën e diskriminimit, shkeljeve ligjore.
“…Tash e tutje do t’ju drejtohemi institucioneve përkatëse ligjore jashtë RTK’së…”, thuhet më tej në letër.



