Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA tha se të gjitha shpifje që dalin në opinion ndaj Lëvizjes BESA, kanë emër dhe mbiemër, ndërsa ai është shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi.
“E vërteta e parë është se deputetët e BESËS kanë qenë në sallë kur është votuar Talat Xhaferi. Për interesin madhor të gjithë shqiptarëve ne kemi legjitimuar procesin. Deputetët e BESËS kanë qenë deri në momentin kur e ka dhënë betimin, kur e ka lexuar deklaratën”, ka thënë Hoxha, duke shtuar s’duhet pyetur se kush i ka lejuar deputetët e BESËS të dalin jashtë, duke rrezikuar nga ajo turmë huliganësh.
“Është për të ardhur keq që një deputet të kërkoj vdekjen e deputetëve shqiptarë. Ai është mësuar që t’i fut shqiptarët në kësi skenarë, i ka futur shqiptarët në Kala”, tha Hoxha duke pyetur se çfarë vlen më tepër jeta e Ali Ahmeti se ajo e Ziadin Selës.