Imami i xhamise në fshatin Kallnik të Komunës së Bogovinës për nderë të ditës së Fitër Bajramit ka organizuar rininë e fshatit për të pastruar rrugët e gjithë fshatit si dhe varezat.
Veprimi i tille nga hoxha paraqet nxitjen e nje vetëdije kolektive për një ambient më të pastër, njofton TetovaSot.
Ajo që bie në sy është numri i madh i të rinjëve që i janë përgjigjur kësaj iniciative për të pastruar rrugët që nesër fshati të ketë një pamje ndryshe.