Arianit Hoxha nga BESA, tha se kërkesa kryesore e BESËS për tu përfshirë në Qeverinë e ardhshme është që në të, të mos ketë vend për figura të BDI-së që janë të përfshirë në afera korruptive dhe krim.
“Nëse vjen koha që të formohet qeveria. Nëse LSDM për çështje politike vendos që t’i amnistoj, atëherë ka një zë që nuk do ti amnistoj ata. Këta deputet kanë marrë mandat për ta dekirminalizu Maqedoninë. Nuk do të ketë kuptim në rast se nuk dekriminalizohet e tëra kjo qeverisje e kaluar. Ky sistem që ka funksionuar ka pasur një patericë, e që për fat të keq ka qenë BDI”, tha Hoxha.

