Hoxha Ibrahim ef. Shabani është zgjedhur anëtar i Muftinisë së Shkupit për mandatin katërvjeçar 2025–2029, me përkrahje konsensuale nga trupi votues i përbërë nga hoxhallarët dhe mutevelitë e xhamive të Shkupit dhe rajoneve përreth.
Zgjedhja u realizua në kuadër të procedurave të rregullta të Muftinisë së Shkupit, ndërsa kandidatura e Hoxhë Ibrahim ef. Shabanit gëzoi besimin e plotë të votuesve, duke reflektuar unitet dhe dakordësi në procesin zgjedhor.
Në një deklaratë publike, Hoxhë Ibrahim ef. Shabani e vlerësoi këtë zgjedhje si një nder dhe respekt të veçantë, por theksoi se mbi të gjitha e konsideron një përgjegjësi të madhe për përfaqësimin e interesave jetike të muslimanëve në vend dhe rajon. Ai shprehu falënderim të veçantë për punën profesionale të Komisionit Rajonal të Muftinisë së Shkupit, si dhe për votuesit që i dhanë besimin për të ushtruar këtë detyrë në katër vitet e ardhshme.
Rëndësia e kësaj zgjidhje qëndron në faktin se Shabani që është pjesë aktive e BFI-së që nga 1998 mes angazhimeve dhe posteve të shumtë ka ushtruar edhe postin e Muftiut të Shkupitme mandat të plotë.


