Ministri i Ekologjisë, Muhamed Hoxha, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Dr. Florian Qehaja. Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale dhe perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal si bazë për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në sektorin e ekologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.




